![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës prej orës 12:00 shqiptarët janë bllokuar pasi problemeve teknike të palës greke. Për pasoja qytetarët kanë mbetur në radhë të gjata kilometrike, rreth 3 km në kufi.
News 24 raporton se në këtë pikë po punohet aktualisht pala shqiptare po punon me sportele maksimale.
Radha vijon të mbetet e lartë, ndërsa temperaturat janë të ulëta.
“Turp në 2023 të ndodhë kjo gjendje. Për çfarë arsye mund të ndodhë kjo. Ne nesër jemi në punë. Ditët kur vijmë në Shqipëri i kemi të numëruara. Vijmë të çmallemi me njerëzit tanë. Kështu ndodh çdo vit”, ka thënë një nga qytetarët, ndërsa ishte në radhë duke pritur.
Shfaq Komentet (0)