LAJMI I FUNDIT

Këto janë tre qytetet e vendit që po tërheqin më tepër studentë drejt arsimit profesional, rritet brenda vitit me 4.7% numri i rregjistrimeve

16:00 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpjekjet e qeverisë u intensifikuan në vitin 2014 për të orientuar arsimin e mesëm drejt zanateve dhe shkollave profesionale, por sërish në disa qarqe shkollat profesionale kanë ndikim të dobët.




Ndryshe nga shumica e qarqeve të vendit, Shkodra, Lezha dhe Durrësi po bëhen shembull pozitiv edhe si rrjedhojë e bashkëpunimit të biznesit në këto zona. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2021 në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës numri i nxënësve në arsimin profesional u rrit me nga 4.7% dhe 2.7% secila në raport me vitin akademik 2017-2018. Rritja ishte e pranishme edhe në qarqet e Durrësit, Vlorës, Tiranës (shiko të dhënat në grafikun bashkëngjitur). Rritja e numrit të nxënësve në arsimin profesional në këto qarqe vjen në një kohë kur numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin e mesëm po bie me shpejtësi prej rënies së popullsisë në këtë grup-moshë. Në qarqet e tjera të Fierit, Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit ka një rënie të ndjeshme të numrit të nxënëseve në arsimin profesional në vitin akademik 2021-22 në raport me 2017-2018. Prefekturat Fier, Gjirokastër dhe Kukës, patën një ulje prej respektivisht 2,6, 2,0 dhe 1,6 pikë përqindje. Prefekturat e tjera patën një ndryshim prej më pak se 1,4 pikë përqindje.

Arsimi profesional ka qenë përparësi vitet e fundit, duke u parë si një mundësi për të plotësuar nevojën e vazhdueshme për punonjës të specializuar në profesione të ndryshme. Të regjistruarit e arsimit të mesëm profesional për vitin 2021-22 përbëjnë 17,7% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në arsimin e mesëm, ndërsa në vitin 2017-18 përbënin 17,2%. Programet e arsimit profesional zgjasin nga dy deri në katër vjet. Arsimi profesional që nga viti shkollor 2009-2010 bazohet në strukturën e rekomanduar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimeve. Numri i nxënësve të arsimit para universitar ka një ulje të vazhdueshme në vlerë absolute. Në vitin shkollor 2021- 22, u regjistruan në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21 dhe 12,8% krahasuar me vitin shkollor 2017-2018. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grupmoshës që i përket arsimit. Në vitin shkollor 2021-22, u regjistruan në arsimin 9-vjeçar 278.138 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,9% krahasuar me vitin paraardhës dhe 13,0% krahasuar me 2017-2018. Në arsimin e mesëm privat ndjekin studimet 13,4% e nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.

Sidoqoftë, vërehen ndryshime të mëdha ndërmjet qarqeve Vlorë, Fier, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë, të cilat kanë përqindjen më të lartë të arsimit të mesëm privat, dhe qarqeve Gjirokastër, Elbasan dhe Berat ku arsimi privat përbën vetëm një përqindje të vogël. Në qarqet e Kukësit dhe Dibrës nuk ka arsim të mesëm privat./monitor

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.