Kryesore

Tabela e plotë/ Përgatituni për shi dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët në vijim

10:31 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikojnë një javë me kushte të paqëndrueshme meteorolorgjike edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.




moti 5 dite 9 janar

Për ditën e Hënë moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në relievet malore parashikohet të ketë reshje dëbore.

Po ashtu edhe dita e Martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të kthjellët e vranësira kalimtare. Reshjet e shiut rikthehen përsëri ditën e Enjte kryesisht në orët e pasdites të herëpashershme dhe intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore reshje dëbore.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Për shkak të masave ajrore me origjinë veriore për këtë javë pritet rënie e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.