LAJMI I FUNDIT

Tërmet i fuqishëm ‘shkund’ ishullin e Kretës, pasohet nga dy goditje të tjera

09:21 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet i fuqishëm është ndier në brigjet e ishullit të Kretës, Greqi me një magnitudë prej 4.3 Rihter.




Mediat greke bëjnë me dije se lëkundjet janë ndier rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe dridhja sizmike ishte e thellësisë fokale 14.4 kilometra.

Po ashtu në të njëjtën zonë janë ndier dhe disa lëkundje të tjera më herët, rreth orës 06:12 me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur 38 kilometra në veri-verilindje të Neapolis Lasithi. Thellësia e saj fokale ishte 13.9 kilometra. Pak minuta më parë pati një lëkundje edhe më të vogël, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.