LAJMI I FUNDIT

Largimi i Agron Çelës tek mazhoranca/ Meta: Veprim i pamoralshëm por na hapi rrugën për dy mandate Shkodër

21:31 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PL, Ilir Meta ka komentuar largimin e Agron Çelës tek mazhoranca.




Meta në një intervistë për “Report Tv” tha se largimi i Çelës i hapi rrugën PL-së për të fituar dy mandate në Shkodër në zgjedhjet e 14 majit.

Sakaq shtoi se akti i Çelës është i shëmtuar dhe e pamoralshme që të shkohet në një parti kur është në pushtet dhe të largohesh kur është në opozitë.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: A krijon një problem?

Meta: Asnjë problem. A ke ndonjë video në Parlament ku flet kundër qeverisë që prej 25 prillit?

Gazetari: Është e shëmtuar.

Meta: Jo jo s’është problem se është e shëmtuar. E pamoralshme është që të shkosh në një parti kur është në pushtet, dhe të largohesh ku është në opozitë. Kjo makineri propagandistike për një deputet që nuk ka folur kurrë në Parlament kundër qeverisë. Ishte e drejta e tij të mos fliste. Kurrë nuk ka votuar kundër qeverisë. Në një parti që një deputet ka vlerën e 3-4 mandateve. Çfarë ka humbur opozita këtu?

Gazetari: Zoti Çela dhe influenca e tij në Shkodër, ka qenë e rëndësishme për partinë tuaj?

Meta: Unë mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na ikën dikur dy deputetë dhe u bë qameti. Mori dyfishin LSI-ja në Fier pastaj. Është hapur rruga për dy mandate në Shkodër. Ashtu e ka gjykuar, nuk ka asnjë shqetësim. Në një shtet si ai i Edi Ramës, kështu ndodh, në një moment kërcen me Monikën dhe më pas me Elisën. Kjo mund ta dëmtonte më shumë duke mos ikur me PS-në.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.