AKTUALITET

“Rilindja një sekt që ka uzurpuar PS-në”/ Meta: Amnistia fiskale është një projekt për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit

21:15 - 13.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë një debati televiziv në studion e Syri Tv, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk do ta bënte kurrë amnistinë fiskale nëse do të ishte në pushtet në situatën aktuale ku ndodhet Shqipëria.




Në bashkëbisedimin me gazetarët, Meta tha se amnistia fiskale është një projekt i Rilindjes për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit.

Sipas tij, këto janë akte që dëmtojnë interesat e vendit.

Meta: Largimi i Rilindjes, një sekt që ka uzurpuar PS-në dhe ka kapur shtetin, është jo vetëm prioriteti më emergjent por edhe objektivi më minimal. Ka zhbërë të drejhtat e njeriut dhe të qytetarëve. Në rastin e Shqipërisë, flitet për shpopullim, jo për emigrim.

Gazetari: Keni ndihmuar Rilindjen që të vijë në pushtet. Kur e kuptoi Ilir Meta që Rilindja u kthye në sekt, siç e quani ju?

Meta: Unë nuk kam bërë marrëveshje me Rilindjen por me PS-në. Është tjetër ajo që u premtua si Rilindje, që do sakrifikonin si Rilindasit për Shqipërinë. Do të jepnin dhe gjak për Shqipërinë. U kthyen në një bandë gjakpirësash. Kur jam ndërgjegjësuar unë? Kjo ka ndodhur hap pas hapi. Përpjekjet e mia për të zgjidhur krizën e 2017-ës, kohën e çadrës, për të evituar kapjen e reformës në drejtësi.

Gazetari: Çfarë mendimi ka Ilir Meta lidhur me amnistinë fiskale? Po ta harrosh që iniciativa është e Edi Ramës, do e bënit juve amnistinë nëse do ishit në pushtet?

Meta: Absolutisht që nuk do e ndërmerrja asnjë iniciativë jashtë një vlerësimi transparent. Jo thjesht me partnerët ndërkombëtar, siç është BE. Jemi në një test të vazhdueshëm. Por edhe pa konsultime me biznesin vendas. Kjo është e qartë që bëhet vetëm për një arsye. Për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit.

Gazetari: Ju në pushtet, do gjenit një mënyrë tjetër për të bërë një amnisti?

Meta: Unë nuk do bëja asnjë akt i cili dëmton interesin e vendit. Dëmton interesin e sipërmarrësve, krijon një problem në raport me procesin e integrimit europian.

Gjithashtu Meta komentoi edhe largimin e deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë tek Partia Socialiste. Meta u shpreh se nuk ka pasur asnjë komunikim me deputetin, teksa thotë se është i pashqetësuar nga kjo lëvizje.

Gazetari: Si ka mundësi që Agron Çela iku dhe iu bashkua Ramës?

Meta: Kjo s’është pyetje për mua. Për arsye sepse unë nuk pengoj asnjë që të bashkohet me partinë e Ramës. Nuk kam pasur asnjë kontakt, asnjë njoftim prej tij. 3-4 ditë përpara daljes së lajmit të tij, kemi qenë në një mbledhje kryesie, më pas ishim në një aktivitet në Shkodër. Bëri një zgjedhje të tij. Ishte i pavarur.

Gazetari: Në një deklaratë Çela thotë se ka gjetur lumturinë në PS.

Meta: Në regjimin e Edi Ramës çdo gjë mund të ndodhë. Kush është shqetësimi këtu? Iku një deputet i opozitës që nuk foli kurrë kundër qeverisë? Ka votuar ndonjëherë kundër qeverisë? Jo s’ka votuar. Kur kam qenë dikur në LSI, iku një deputet në Fier, më pas morëm dyfishin e votave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.