Kryesore

Nafta kontrabandë nga Libia/ Deputeti i PD: Mos të kapen vetëm kapitenët e anijeve por porositësit, ata ofrojnë garanci për aktivitetet

15:49 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD,  Dashnor Sula ka reaguar në lidhej me kapjen e 62 mijë litra naftë në dy peshkarexha.




Sula në ‘Facebook’ shkruan se skandali është zgjeruar dhe po thyhet embargo e vendosur me Libinë, ku shton se operacioni i jashtëligjshëm nuk po shkon deri në fund për t’u zbuluar porositësit e vërtetë.

Sakaq thekson se problemi i vërtet është porositësi dhe ata që ofrojnë garanci në Shqipëri që këto aktivitete të funksionojnë.

Postimi i plotë:

Kush janë porositësit e naftës kontrabandë?

Në mënyrë të përsëritur në Shqipëri futet naftë kontrabandë. Kohët e fundit skandali është zgjeruar pasi jo vetëm kontrabandohet nafta, por thyhet edhe embargo e vendosur me Libinë. Dje policia lajmëroi se ka kapur 62 mijë litra naftë në dy peshkarexha.

Nga ana e policisë lajmi shitet si një arritje, por ajo që shqetëson shqiptarët është fakti se nga kush ka frikë shteti që nuk deklaron apo nuk ndëshkon porositësit e naftës. Si në rastin e parë edhe në këtë të dytin policia mburret se kapja u bë pas veprimeve të koordinuara me partnerët, por në fakt nuk e lejon operacionin e jashtëligjshëm që të shkojë deri në fund në mënyrë që të zbulohen edhe porositësit e vërtetë të naftës. Si në rastin kur u sekuestrua anija cisternë në verë, por edhe dje, në prangat e policisë kanë rënë vetëm ata që në zhargon quhen peshqit e vegjël. Nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë atyre që porosisin naftën.

Nëse policia arreston vetëm kapitenët e anijeve, trafikantët e naftës e kanë të lehtë të gjejnë kapitenë të tjerë dhe të bëjnë sërish këtë aktivitet. Ndaj theksoj që problemi i vërtet është porositësi dhe ata që ofrojnë garanci në Shqipëri që këto aktivitete të funksionojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.