LAJMI I FUNDIT

‘PD ka nevojë për bashkim’/ Salianji pas përjashtimit të deputetëve nga grupi: Alibeaj bëri sjellje bizantine

17:55 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend dhe situatën brenda partisë demokratike.




Salianji në emisionin “Kjo Javë” tha se PD nuk është në ditët më të mira dhe kjo është e dukshme, ku shtoi se partia ka nevojë për bashkim dhe jo për të përjashtuar deputetë.

Sakaq theksoi se vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetët nga grupi parlamentar ishte një përpjekje brutale dhe pa sens.

“Unë besoj që me përgjegjësinë dhe të deputetëve të mandatuar do të gjendet një zgjidhje. I takon deputetëve si personalitete më të rëndësishme politike të PD por edhe individë që kanë marrë mbështetje për të pasur më shumë përgjegjshmëri dhe për të arritur në zgjidhje që u shërbejnë qytetarëve. Unë ka qenë një prej njerëzve që kam reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të 8 janarit. PD ka nevojë për bashkim për thithjen e çdo individi dhe jo më të ketë luksin për të përjashtuar deputetë. Ka nisur një përpjekje për bashkim, një grup kolegësh në PD nisur nga situata  është bërë përpjekje se si mund të bashkohet dhe në kushte kur dëgjohet që ka përpjekje për t’u bashkuar vjen një njoftim për shtyp ku thuhet se përjashtohen 4 deputetë dhe kjo është përpjekje brutale. E pasens. Nëse deri në 6 mars kemi bërë beteja të forta është e rëndësishme që partitë politike të demokratizohen. Unë i qëndroj parimit të demokracisë së brendshme. Sjellje bizantine duke përjashtuar deputetë. Këtu nuk bëhet fjalë për t’u shkarkuar dikush, por është mendësi bizantine që ndodhi nga Alibeaj. Jemi në kushtet ku duhet të bashkëpunojmë. Duhet të ketë unifikim dhe po gjenden rrugët dhe duhet të gjenden. Nuk është arritur të flitet ende me të gjithë kolegët për shkak se ndodhi kjo ndërhyrja brutale. Ne do të përpiqemi që me konsensualitet të arrihet një mënyra që PD të bashkohet.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.