LAJMI I FUNDIT

‘Shqiptarët po ikin dhe krimi dominon’/ Eksperti i sigurisë për vjedhjen e banesës së zyrtares: Në vend po qarkullojnë monedha të frikshme

11:20 - 17.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar vjedhjen në shtëpinë e zyrtares, Alda Kosi nga pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.




I ftuar tek ‘Panorama TV’, Softa tha se po në vend po qarkullojnë monedha të frikshme që nuk janë deklaruar dhe të gjitha vijnë nga njerëz që kanë pushtet.

Sakaq shtoi se korrupsioni dhe se shqiptarët po largohen çdo ditë nga pasiguria ekonomike.

“Duhet të largohet politika nga policia, nuk ka mundësi të kesh shumë hapësira për të kryer detyrat dhe krimi është përkeqësuar, po të shikosh statistikat në 32 vjet ka gjithmonë suksese se gjithmonë na krahasojnë me Gjermaninë por në fakt ja ku jemi, shqiptarë që po ikin, krimi që dominon, njerëz që janë të sëmurë, pasiguri, korrupsioni është galopant. Rasti i kontrollit në banesë për sanitaren tregoi që qarkullojnë monedha të frikshme që nuk janë të deklaruara. Po flasim për njerëz që vijnë nga funksione ato që kanë krijuar ata që quhet aristokracia e kësaj shoqërie”, tha Softa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.