LAJMI I FUNDIT

Statuti i PD/ Pas tërheqjes së ankimimit nga grupi i Alibeajt, Gjykata e Apelit vendos pushimin e çështjes

09:38 - 17.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit ka vendosur të pushojë çështjen lidhur ndryshimet statutore të Partisë Demokratike.




Vendimi i Gjykatës vjen pas tërheqjes së ankimimit nga grupi i Enkelejd Alibeaj, ku më herët kishin kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

Lajmi për tërheqjen e ankimimit u konfirmuar përmes avokatit Indrit Sefa i cili u shpreh se grupi i Alibeajt heq dorë për të bërë të mundur zgjidhjen e çështjes tjetër ankimore, lidhur me vendimin e 25 marsit.

“Duke qenë që statuti i korrikut është regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Mendojmë se duke qenë të lidhura çështjet, tërheqja do t’i hapte rrugë gjykimit”, tha Sefa.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.