


Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo është dhunuar nga efektivët malazezë, pranë kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi.
Mësohet se Milo ka qenë i shoqëruar nga familjarët gjatë momentit kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste radhën në kufi.
Në videon e mëposhtme, shihet edhe momenti kur anëtari i Kryesisë së PL nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, po ashtu edhe djali i tij.
Ende nuk dihen rrethanat mbi ngjarjen dhe nëse është njoftuar ambasada shqiptare.
Shfaq Komentet (0)