Kryesore

‘Zyrtarët flenë mbi miliona’/ PL: Qytetarët taksohen çdo ditë por shërbimin që marrin nga qeveria është baras me dy bukë. Në vetëm një vit ‘Rilindja’ ka vjedhur 1 miliard euro

10:22 - 17.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me shpenzimet që qeveria bën për qytetarët, ku thekson se pavarësisht se këta të fundit paguajnë taksa në mënyrë të rregull marrin në shkëmbim vetëm ‘dy bukë në ditë’.




Blushi në ‘Facebook’ shkruan se qeveria shpenzon për qytetarët e saj 11 herë më pak se ajo që shpenzojnë qeveritë e vendeve të BE dhe se taksat e shqiptarëve shkojnë papushim tek inceneratorët dhe udhëtimet luksoze të kryeministrit.

Sakaq shton se në një vit ‘Rilindja’ ka vjedhur rreth vodhi 1 miliard euro taksa nga qytetarët.

Postimi i plotë:

Për çdo shqiptar që paguan rregullisht mijëra lekë taksa, shërbimet publike që merr nga Qeveria kapin vlerën rreth 1.7 euro në ditë, thënë ndryshe baraz me 2 bukë.

EUROSTAT e rendit Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë për shpenzimet që Qeveria bën për qytetarët.

Për shëndetin‍⚕️, arsimin‍dhe shërbimet e përgjithshme publike‍♂️ “Rilindja” shpenzon në vit 644 euro për çdo qytetar.

Në Mal të Zi shifra fiksohet pranë 1,585 eurove për frymë, ose rreth 2.5 herë më shumë se në vendin tonë.

Për Serbinë, shifrat flasin për 1,315 euro për frymë.

Në Bashkimin Europian, mesatarisht kjo normë fiksohet pranë 7,156 eurove për frymë në vit.

Pra, Qeveria shqiptare shpenzon për qytetarët e saj 11 herë më pak se ajo që shpenzojnë qeveritë e vendeve të BE. Shqiptarët paguajnë taksat por Qeveria e tyre i vjedh papushim me inceneratorë, koncensione, tendera sekretë, me PPP, në dogana e tatime dhe me shpenzime luksi, si udhëtimet e Kryeministrit me avion personal. Është kjo arsyeja pse vetëm në një vit “Rilindja” vodhi 1 miliard euro taksa, ndërkohë që Edi Rama dhe zyrtarët e tij flejnë mbi miliona dhe qindra mijëra euro poshtë dyshekëve dhe mbushin tubat e ajrimit me para.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.