AKTUALITET

‘Klani i tij ka dalë nga loja’/ Hoxha për Ervis Martinaj: Autoritet janë shumë pranë një versioni zyrtar, me zhdukjen e tij përfunduan atentatet e frikshme

18:55 - 21.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari, Artan Hoxha ka folur për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, ku shprehet se autoritetet janë shumë pranë një version zyrtar, që sipas tij është eleminimi fizik i Martinajt.




Hoxha për ‘News24’ tha se realiteti është që Martinaj është zhdukur dhe se klani i tij ka dalë nga loja, ku theksoi se me zhdukjen e këtij të fundit kanë përfunduar dhe atentatet e frikshme në vend.

Sakaq shtoi se mister ngelet dhe vrasja e kushëririt të tij, Brilant Martinajt.

“Për fat të keq, autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje për Ervis Martinajn. Por tashmë janë pranë një version zyrtar që ngjason me versionin tim të parë që thashë se kemi të bëjmë me një rrëmbim, zhdukje dhe eleminim të personit në fjalë. Pra ne kemi dy prokurori, SPAK që e ka shpallur në kërkim Martinajn, dhe Prokuroria e Kurbinit që kërkon për zhdukjen e Martinajt.

Realiteti është që Martinaj është i zhdukur. Edhe klani i tij ka dalë nga loja. Me zhdukjen e Martinajt përfunduan edhe atentatet e frikshme në vend. Bashkë me zhdukjen e Martinajt, e pazbardhur mbetet edhe vrasja e kushëririt të tij, Brilant Martinajt”,tha ai.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.