LAJMI I FUNDIT

Nga frika e Anjelit te klubet partnere në merkato, ja përgjimet që rrezikojnë seriozisht Juventusin

09:44 - 21.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli Federal i Apelit në Itali ka vendosur që Juventusit t’i hiqen 15 pikë nga Seria A për shkak të plusvalencave. Por cilat janë përgjimet që rrezikojnë seriozisht bardhezinjtë?




KERUBINI SHFRYN NDAJ MENAXHERIT FINANCIAR

Federiko Kerubini shfryn kundrejt menaxherit të zonës financiare, Stefano Bertola: “Në dy vjet kahedhur në erë gjithçka (referuar Paratiçit). Aksionarët hodhën 700 milionë euro, por vure gjithçka nërrezik. Kjo, sepse një ditë vendose të largosh dy persona që ishte e drejtë të ishin ende në klub”.Ndërkohë, Kerubini i drejtohet një tjetër drejtuesi: “U treguam arrogantë në merkato. Dhe me Kristiano Ronaldon ndezëm rrethin vicioz, sepse paratë e Pogbasë i shpenzuam për dy klauzola. Paratiçinë mars fliste të bënte 300 milionë nga ato (plusvalencat). Të betohem se kur kthehesha në shtëpimë vinte për të vjellë, vetëm kur e mendoja se çfarë po bënte…”

EDHE ALEGRI FAJËSON PARATIÇIN

Alegri, në një përgjim me drejtorin sportiv Kerubini, gjithashtu shfryn. “Duhet të kuptosh se merkatoja e vitit të kaluar ishte e përbërë vetëm nga plusvalenca. Shkurt ishte një merkato m…” Ndërkohë,drejtori sportiv aktual i përgjigjet: “Bravo. Si arritëm deri këtu? Blerja pa sens, investime jashtëmundësive (referuar Kulusevskit), plusvalenca të tepruara artificiale. Në vitet e fundit është edhepak faji ynë, pasi Fabio (Paratiçi) e ‘drogoi’ merkaton”.

DREJTUES TË TJERË DHE STORARI

Sërish, të tjerë drejtues flasin për mënyrën e të bërit merkato nga Juventusi: “Kur sheh shumën qëi kemi paguar Kielinit mes rrogës dhe bonuseve, është e frikshme. Nuk ka kriter për mënyrën se si ikemi shpenzuar këto para. Nuk kemi pse habitemi pastaj që kemi djegur 700 milionë euro në dyvite”. Ndërkohë, Storari, ish-portieri që tashmë punon për Juventusin, ndërhynte: “Tani duhet tësistemojmë m… që Paratiçi na la këtu (pasi iku te Totenhemi)”.

ANJELI PRANON BUKOSJEN E FINANCAVE

Presidenti Andrea Anjeli në një bashkëbisedim me drejtorin e përgjithshëm, Mauricio Kerubini, pranonankthet e situatës. “Nuk ishte vetëm COVID-i dhe ne e dimë mirë. Nga ana tjetër e kemi bukosurmakinën me amortizime dhe mbi të gjitha me këto m… Sepse gjithçka që është nën këtë çështjeështë vetëm m… dhe nuk mund ta themi se çfarë”. Sipas prokurorëve mesa duket, rritja e kostos sëkartonëve dhe pagave nuk ka qenë rastësore, por fryt i një projekti të Paratiçit të aprovuar ngaAnjeli, siç nënvizon në një tjetër përgjim Kerubini: “Nga Higuaini e në vazhdim kishim një projektmadhor për t’i bërë ballë një grupi që po plaket. Bëmë një ‘all in’ me Ronaldon, De Ligtin e të tjerë,por menjëherë më pas erdhi COVID-i dhe…”

PËRGJIMI I ALEGRIT ME ELKANIN

Menaxhimin sportiv të Juventusit në këto vite që solli një çmenduri me humbje, Andrea Anjeli e fletedhe me Xhon Elkanin, administratorin e grupit financiar “EXOR”, aksionisti i mazhorancës, por qënuk është nën hetim. “Tema këtu, për t’u rikthyer në gjenezë… – thotë Anjeli në një përgjim të 6shtatorit 2021. – Ne kemi marrë disa rreziqe dhe këshilli është informuar gjithmonë, ndonëse gjithmonë gjatë rrugës na është dashur që të korrigjojmë disa gjëra”. Ndërkohë, Elkan i përgjigjet: “Po,por siç kujton, ti kishe thënë se në fund kishte pasur nga ana e kryesisë sportive… Ata janë zgjeruar.Ata kanë bërë një seri operacionesh… (referuar lëvizjes së shumë lojtarëve për plusvalenca)”. Ndërkohë,Elkan pranon se kishte folur edhe me Alegrin në një takim, ku kishte prekur temën e shpenzimit tëtepruar të parave: “Nuk dua ta them, por politikat që kemi ndjekur në këto vite të fundit janë tëçmendura. Kemi shpenzuar një thes me para për lojtarë që nuk i njihnim. Ato ishin prerogativat emerkatos së kohës, por tani këto operacione duhen menaxhuar me shumë kujdes. Fundja të njëjtatgjëra kanë bërë edhe të tjerët. Kujt po i plas”. Dhe Anjeli aprovon: “Po, po, jam shumë dakord”.

ANJELI, FRIKË NGA HETUESIT

Sipas informacioneve që ka marrë media, prokuroria ka si provë 544 faqe me përgjime kundër Juves,ndonëse një prej tyre është ajo që mund të vërë pikat mbi “i” në këtë hetim, me presidentin eJuventusit, Andrea Anjeli, që pranon se rrethi po ngushtohet, ndaj nuk do gabime, në një telefonatëme Luka Perkasin, administratorin e Atalantës: “Në një numër me elemente që kemi, unë në këtomomente nuk duhet të bëj asnjë lëvizje. Kjo, sepse kemi ‘CONSOB’-in, ‘Guardia di Finanza’-n dhe çdoinstitucion tjetër hetues që po na vëzhgon. Dhe prej dy vitesh madje. Prandaj unë dua ta mbyll këtëgjë dhe t’i vë të gjitha gjërat në rregull. Jam i ndërgjegjshëm për çfarë kemi bërë, por këto situataduhen zgjidhur përfundimisht”.

PËRGJIMI ME TELEFON HAPUR

Në një rast, investiguesit kanë qenë vërtet me fat, sepse në fund të një telefonate, ajo mbetetaktive, duke qenë se asnjëri nga dy personat që po flisnin nuk e mbylli celularin. Në fillim dëgjohenzhurma dhe më pas zërat e shefave të zonës financiare të Juventusit, Stefano Bertola dhe StefanoCerrato, me përgjegjësin e zyrës ligjore, Çezare Gabasio. Të tre po flisnin për mungesën e dokumenteve që lidheshin me shitjet, të cilat ishin bërë objekt hetimi nga “CONSOB” (organizmi që mbikëqyrsistemin financiar dhe mbron konsumatorin në Itali), kur papritur Gabazio prek temën “Pjaniç”. “Kanëbërë një shkëmbim dhe të ta them të vërtetën?! Më mirë që gjithë ato letra të mos ekzistonin”.Bertola aprovon: “Jo, ajo tufë letrash aty jo, më mirë që jo”. Gabazio, ndërkohë vazhdon: “Edhe meatë tjetrin e Xhenoas natyrisht, apo jo? Janë ato letra që ata po kërkojnë apo jo?” Pas kësaj, Cerratoflet për Ronaldon: “Deri tani është meritë e Ronaldos që nuk ka bërë kapriço të rrezikshme”.Ndërkohë, Bertola e komplimenton i ekzaltuar: “Moxhi, Moxhi. Ke bërë një magji”. E mbyll Gabazio:”Po, por në atë epokë Xhiraudo nuk i bënte këto gjëra”.

ANKTHI NGA “CONSOB”-i

Ankthi është në kulm, më 14 shtator 2021, kur personeli i “CONSOB” (organizmi që mbikëqyr sistemin financiar dhe mbron konsumatorin në Itali) rikthehet në selinë e Juventusit. Për të cilën Cerratoshpjegon: “Nëse këta largohen, do të isha pak më i qetë mbi procesin e shtimit të kapitalit, apo jo?Sepse nëse më pas shkojnë të rrëmojnë në ‘e-mailet’ e të gjithëve, eh… Domethënë, nëse na kapin…”Pak më pas nënvizon: “Do të doja pak, të shkoja nesër në një mënyrë pak mafioze dhe të provoja tëdëgjoja se çfarë ajri fryn andej… Sepse në operacionin e shtimit të kapitalit, të jesh nën lupën e tyretë verifikimit nuk është aspak mirë”.

KLUBET PARTNERE TË JUVES, NË MERKATO

Nga përgjimet, sipas investigatorëve, dalin edhe partneritete me klube të treta, me pasoja”borxh/kredi”, përveçse vënien në rrezik të “besnikërisë së konkurrencës sportive”. Në këtë aktcitohen Sampdoria, Atalanta, Sasuolo, Empoli e Udineze, përveç skuadrave të kategorive më tëulëta në Itali, por edhe jashtë gadishullit Apenin. Iluminuese është një telefonatë mes atëherëdrejtorit sportiv juventin, Fabio Paratiçi, dhe drejtorit të përgjithshëm të Pizës, Xhovani Korrado(nuk është nën hetim), teksa flasin për Lukan, sulmuesin e ri që sot luan tek Ajaksi: “E kam bërëgjithmonë. E kam bërë me Kaldarën… Operacionin duhet të ma lësh mua ta bëj! Më beso,operacionin do ta bëj unë edhe për Pizën. Ti duhet vetëm të më japësh linjat e lëvizjes, të tjerati rregulloj unë. E kam bërë me Xhenoan gjithë jetën. E kam bërë me Atalatën gjithë jetën… MeSasuolon… Mua më duhen vetëm parametrat, më pas sistemoj unë gjithçka”. Ka gjithashtu gjëraqë nuk janë treguar si çështja “Romero” mes Atalantës dhe Totenhemit, aty ku u transferuaParatiçi, të cilit Perkasi i thotë: “Atë letër aty nuk mund ta nxjerrësh kurrë në skenë. Sepse nëseshkon në duart e drejtësisë zbulohet se kam falsifikuar bilancin”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.