AKTUALITET

U bllokua si pasojë e reshjeve të borës/ Rihapet rruga e Arbrit, autoritete: Qarkullimi i mjeteve po vijon normalisht

21:02 - 21.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është rihapur qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit pas më shumë se 3 orësh bllokim, si pasojë e reshjeve të borës.




Mësohet se qarkullimi i mjeteve po vijon normalisht dhe se nuk ka asnjë të bllokuar.

Nga ana tjetër, autoritet i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë-Klos,  e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës.

Qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka mjete të bllokuara.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit dhe mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.