Kryesore

“Udhëtime 100% të sigurta, 18 mijë paund për person”/ Daily Mail: Shqiptarët “fushatë” reklamash në TikTok për udhëtimet e paligjshme drejt Britanisë

07:39 - 21.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kalimi ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se është kthyer në shqetësim kombëtar, shqiptarët vijojnë të pashqetësuar të ofrojnë “shërbimin” e tyre.




Daily Mail ka publikuar një artikull, ku shkruan se shqiptarët vijojnë aktivitetin e tyre, teksa reklamojnë në rrjetin social TikTok udhëtime 100% të sigurta drejt Britanisë.

Në rastin konkret, trafikantët shqiptarë kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.

Media britanike shkruan se ndryshe nga gomonet që kanë një vëmendje të shtuar gjatë kohëve të fundit, kalimi me kamion është më i lehtë.

Në një nga postimet e faqeve në TikTok, shkruhet se udhëtimi i radhës do të jetë nesër në mëngjes, me nisje nga Belgjika dhe me 100% sukses.

Një person i paidentifikuar, i cili punon për Daily Mail, i ka dërguar mesazh kësaj llogarie në Tik-Tok, duke i kërkuar një udhëtim për 2 persona. Çmimi i udhëtimit është 26 mijë paund. Ndërkohë një tjetër trafikant ofron udhëtime me avion me pasaporta të falsifikuara.

Pasi i publikojnë këto postime, ato fshihen brenda disa ditësh për të humbur gjurmët.

tiktok2tiktok1tiktok


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.