Kronikë

E reja tentoi të helmonte veten pas dhunës nga bashkëshorti/ Ngjarja në Dibër prag tragjedie, 37-vjeçari në gjendje të dehur transporton gruan në spital por aksidentohen rrugës

01:30 - 22.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi në gjendje të dehur dhuoni bashkëshorten e tij.




Mësohet se pas ngjarjes bashkëshortja e tij, 29-vjeçarja ka tentuar të vetëhelmuar duke konsumuar një sasi lënde helmuese ku më pas 37-vjeçari në gjendje të dehur e ka dërguar në spital.

Raportohet se gjatë rrugës për në spital, i riu ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mjet tjetër.

Pas aksidentit dhe dhunës së ushtruar tek bashkëshortja, i riu u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese  duke rrezikur jetën, 37 vjeçari në gjendje të dehur e transportoi  me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Policia ka vënë menjëherë në pranga 37- vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e  tij e cila ndodhet nën kujdesin e  mjekëve.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,   i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas  në gjendje të dehur ushtroi dhunë  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi  lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.