AKTUALITET

Motra e Saimir Sulës proteston para Ministrisë së Drejtësisë: Vëllain ma kanë vrarë në Spanjë

16:42 - 22.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Motra e të ndjerit, Saimir Sula që vdiq në një spital në Spanjë ka dalë për të disatën herë në protestë, bashkë me qytetarë të tjerë që e mbështesin. Sipas saj në spitalin e Spanjës vëllait të saj i kanë marrë zemrën dhe ajo kërkon zbardhjen e ngjarjes.




Motra e Saimir Sulës është shprehur se heshtja e institucioneve flet shumë, duke theksuar se kërkojnë që të zbardhet ngjarja e plotë pasi beson se vëllai i saj është vrarë në spital.

“Heshtja e institucioneve flet shumë. Jam e bindur se Saimiri u vra në spital në Barcelonë. Kërkojmë të bëhet ADN-ja, kemi dyshimeve. Vëllait tim i kanë hequr zemrën, ne do të protestojmë edhe në Bruksel”, ka thënë ajo.

“Gazeta më e madhe spanjolle më datë 19, tregon historinë e Mihal Kokëdhimës. Mihal Kokëdhima trembi dy turistë. Zoti Rama ju vonuat tre dite për ta zgjidhur këtë çështje me dy turistë spanjollë. Gazeta shkruan sërish pas 3 ditës, 22 gusht 2019 ju e kishit zgjidhur këtë çështje. Zoti Rama ke 30 muaj që ke heshtur. Turp! Ne nuk do ndalemi kurrë, sado e vështirë të jetë kjo çështje. Ne bëme edhe një protestë në Barcelonë dhe po organizojmë sërish një protestë në Bruksel. Kemi menduar që të dielën e parë të shkurtit do të protestojmë ne Bruksel, për zvarritjen e çështjes”, u shpreh motra e Saimirit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.