Kronikë

Nuk deklaroi 13 mijë eurot në Kakavijë, e pëson shoferi i autobusit

09:30 - 02.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27-vjeçar është proceduar penalisht, pasi nuk deklaroi në pikën kufitare të Kakavijës një shumë parash.




Mësohet se shoferi i autobusit të linjës Athinë-Tiranë me iniciale F.A., i është gjetur një shumë prej 13 mijë eurosh ku dhe akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kuf. Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.