Dështon për të katërtën herë përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me të pandehurit Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla.
Shkak për të shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Ilia Ilia që përfaqëson Plarent Dervishajn.
Burime për median bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plarent Dervishajn, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.
Nga ana tjetër avokatët i kanë kërkuar togave të zeza që dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi të japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, i rrethuar me efektivë.
Të pandehurit në këtë çështje akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 20 shkurt./panorama
Shfaq Komentet (0)