![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Aktorja Olta Gixhari thuhet se ka qenë në një lidhje disa mujore me ish-banorin e BB, Olsi Mingomataj i njohur si Olsi i Noçes.
Ajo që dihet deri më tani është se historia e tyre ka nisur në vitin 2011 gjatë “Dancing Ëith the stars” ku të dy ishin konkurrent, por nuk zgjati më shumë se 4 muaj pasi aktorja ndihej më superiore se ai.
Sakaq gjatë një bisede me banorët e BBVIP, teksa diskutohej për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, Luizi përmendin rastin e Noçes dhe Olsit.
Në këtë moment ka ndërhyrë Olta, duke i kërkuar që të mos përmendte emra, ku theksoi se kjo nuk është konfirmuar asnjëherë.
Pjesë nga diskutimi:
Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin
Olta: Mos përmend emra
Luiz: Ka dalë publike
Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë
Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di
Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë