Kronikë

Ervis Martinaj i zhdukur prej 6-muajsh, SPAK i sekuestron pasuritë ‘ish-mbretit’ të lojëra të fatit

13:40 - 15.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka nisur operacion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.




Burime për median bëjnë me dije se aksioni është përqendruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara. Me urdhër të SPAK është kërkuar sekuestrimi i llogarive bankare, pasurive të paluajtshme si truall dhe makina, raporton Panorama.

Dyshohet se këto pasuri vijnë nga aktivitete të paligjshme të biznesmenit të lojërave të fatit, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë.

Kujtojmë se Martinaju, i konsideruar ish-mbreti i lojërave të fatit rezulton i zhdukur prej më shumë se 6 muajsh.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.