Kryesore

FOTO/ Banorët e Bërxullës bllokojnë qarkullimin e automjeteve, përplasen me policinë

12:10 - 19.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Bërxullës kanë vijuar protestën kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar. Ata kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke protestuar me pankarta në duar.




Capture

Disa pre tyre janë ulur në rrugë, dhe nuk pranojnë të ngrihen në rast se përfaqësues të qeverisë nuk shkojnë për të negociuar me ta. Policia ka tentuar t’i bindë që të ngrihen por ata nuk janë dakordësuar.

Capture

Në një prononcim për mediat paralajmërojnë se do të vetëflijohen në rast se qeveria nuk tërhiqet nga projekti i kësaj rruge.

“Kërkesat tona janë legjitime. Nuk do të tërhiqemi. Jetën e japim por  pronën nuk e japim”, janë disa nga deklaratat e tyre.

Policia ka krijuar një perimetër sigurie për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.