AKTUALITET

“Kujdes!”, Tatimet publikojnë videon: Paraqiten si inspektorë, ja si po mashtrohen bizneset

11:08 - 19.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Administrata Tatimore ka publikuar një video ku individë të caktuar, të cilët paraqiten si punonjës tatimorë, mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si të tillë.




Tatimet sqaruan se duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë. Ndërkohë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në pamjet në fjalë shihet një person që paraqitet si inspektor Tatimesh në një biznes. Tatimet njoftojnë se inkurajojnë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.