AKTUALITET

VIDEO/ Mendohet se do të përdorej për atentat, pamje nga vendi ku u gjet i braktisur automjeti i 2 vrasësve me pagesë në Elbasan

10:00 - 19.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet automjeti që dyshohet se do të përdorej në një ngjarje të rëndë kriminale në Elbasan.




Pas sinjalizimit të policisë, duke u bazuar në inteligjencën informative, u zbulua një automjet brenda të cilit kishte 2 kallashnikovë, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse. Ndërkohë që mendohet se ky mjet përdorej nga dy vrasës me pagesë, të cilët fshehën makinën në një magazine të braktisur dhe u larguan.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqiptare, automjeti i braktisur u gjet shumë pranë banesës së Erion Alibeajt, i cili akuzohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.