Kronikë

FOTO+EMRAT/ Detaje nga vdekja e 48-vjeçarit! Mbajti shokun e vdekur nga mbidoza disa ditë në shtëpi, më pas e hodhi në përrua!

12:27 - 24.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 48-vjeçarit Elton Tahiri, i cili u gjet 11 ditë më parë pa shenja jetë në përrua.




Mësohet se ai dhe shoku i tij, Madjel Husa kanë qenë duke pirë kokainë dhe heroinë në banesën këtij të fundit në zonën e Laprakës.

Dhe Elton Tahiri ka humbur jetën nga mbidoza e drogës. Madjel Husa mësohet se ka mbajtur trupin e tij të pajetë për disa ditë në banesë, më pas e ka transportuar me makinë drejt Bërxullës ku e ka hedhur në një përrua.

Burime për Panorama Tv, raportojnë se dy shokët janë deportuar nga Gjermania para pak kohësh.

Në dëshminë e tij Husa ka thënë se e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë nga frika se mund të akuzohej.

Ai është arrestuar nga policia për moskallëzim krimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.