Kronikë

U vra aksidentalisht pas përleshjes mes dy grupeve kriminale, 39-vjeçarit do i jepet lamtumira e fundit në Shqipëri! E motra: Kishte humbur shumë gjak, është e vështirë për ne

10:49 - 24.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pëllumb Islamit do t’i jepet sot lamtumira e fundit në Shqipëri nga familjarët dhe të afërmit e tij.




39-vjeçari humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht në një lokal në Greqi pas një sherri mes dy bandave shqiptare.

“Ishte shumë i mirë, na ka ndihmuar shumë. Është e vështirë për ne, ende s’po e kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, tha motra e tij.

“Kishte humbur shumë gjak, s’dimë akoma të vërtetën e ngjarjes”, shtoi ajo.

Ndërkohë 7 shqiptarët që u përfshinë në sherrin ku vdiq i riu janë zhdukur. Media greke raportojnë se ata janë fshehur dhe nuk e kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Shqipëri, apo të arratisen në një vend tjetër deri më tani.

Ata janë arratisur me një xhip luksoz ngjyrë argjendi dhe një makinë tjetër. Shumca e tyre janë identifikuar pasi janë precedentë penal. Deri më tani janë identifikuar 5 persona si të dyshuar për vrasjen e 39-vjeçarit, që punonte si hidraulik në Shqipëri.

Punonjësit e policisë, përveç pamjeve nga kamerat e sigurisë, kanë edhe gjurmët e gishtërinjve të 7 shqiptarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.