LAJMI I FUNDIT

Dy gola ndaj Kukësit, Kallaku: Te Teuta si në shtëpi, do bëjm maksimumin

19:54 - 01.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sherif Kallaku realizoi dy gola në fitoren 2-0 të Teutës në Kupë.




“Dhurata më e bukur sot (goli)? Nuk ka dhuratë më të bukur se goli në ditëlindjen por dhurata më e bukur është vajza ime.

Ti i bëre vetes dhuratë, komplimente ke shumë cilësi (Bledi Shkëmbi). Gjithashtu dua të të komplimentoj sepse kam hedhur hapat e parë te Teuta me ty. Të jam mirënjohës.

Ndryshimi mes Kallakut te Teuta dhe Partizani? Këtu jam,si në shtëpi ndoshta te Partizani prisnin të lulëzoja për dy javë. Kam përgjegjësitë e mia gjithmonë mundohem të ul kokën dhe të punoj mundohem të jap më të mirën.

Çfarë menduat kur goditët topin nga ajo goditje dënimi? I thash Markut kam një muaj që e pres këtë goditje e kam praktikuar shumë herë” – tha ai pas ndeshjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.