LAJMI I FUNDIT

Leao heziton rinovimin, thumbon Serinë A; Kampionat shumë i ngadaltë për mua

09:17 - 01.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri 17 i Milanit me sa duket kërkon një nivel më të lartë konkurrence, pasi, edhe pse në formë batute, ka thumbuar kampionatin italian.




Në një event publicitar për “Kick Game”, portugezi ka komentuar ecurinë e tij në Serinë A dhe momentin e Milanit.

“Seria A shumë e ngadaltë për mua që jam i shpejtë? Kështu duket (qesh). Më parë kam qenë në Francë, tani jam këtu. Sezoni i parë ka qenë i vështirë, por pastaj falë aftësive dhe shpejtësisë sime, sezoni i dytë ka qenë shumë më i mirë dhe jam rritur gjithmonë e më shumë”, ka thënë Leao që në fund u përgjigj edhe për Londrën: “E vizitova për disa ditë, por nuk më pëlqen koha”.

Një mesazh për klubet londineze për t’u qëndruar larg…

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.