LAJMI I FUNDIT

Mega-operacion në Itali kundër ‘Ndranghetës’, arrestohen 49 persona

09:45 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një operacion i madh kundër “Ndranghetës” është zhvilluar në Itali.




Mediat italiane bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 49 persona ndërsa operacioni është zhvilluar nga karabinierët e Grupit Territorial Gioia Tauro.

Operacioni i quajtur “Hybris”, i koordinuar nga Reggio Calabria DDA, ka të bëjë me bandat Piromalli dhe Molè të Gioia Tauro, dy nga grupet historike të ‘Ndrangheta’-s.

Mësohet se 34 prej të arrestuarve është caktuar masa e sigurisë  “arrest me burg”, ndërsa për 15 të tjerë është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se policia italiane ka zhvilluar disa operacione kundër “Ndraghetas” gjatë kohëve të fundit, ku shumë persona kanë përfunduar në pranga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.