AKTUALITET

“Kjo luftë e bëri atë një përbindësh”, gratë ukrainase kanë frikë nga kthimi i partnerëve të tyre

22:15 - 13.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Oksana kujton se u zgjua në mes të natës për të gjetur duart e të shoqit rreth qafës. Një herë tjetër, ai tentoi ta godiste me thikë. Ndonëse kishin 16 vite bashkë, ai ka pasur episode kur nuk e ka njohur, thotë ajo. “Ne ishim ulur në kuzhinë dhe unë po mundohesha t’i shpjegoja se unë jam gruaja jote, dhe ai thjesht më thoshte se si do të më vriste me shumë detaje sepse jam armik.




Burri i Oksanës ishte një nga të parët që u thirr për të luftuar për Ukrainën kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë një vit më parë. Ushtria kishte nevojë për ushtarë me përvojë dhe ai kishte luftuar në luftën e vitit 2014 në Donbas. Në maj, kompania që ai komandonte u zu në pritë nga ushtarët rusë në Donetsk dhe kaloi pesë ditë duke luftuar për jetën e tyre. Ai ishte një nga pak të mbijetuarit. Pas kësaj, thotë ajo, “ai humbi mendjen“.

Pak kohë më vonë, ai u largua nga posti i tij dhe u kthye në shtëpinë në Kiev që ndanë me tre fëmijët e tyre. Aty filloi abuzimi.

“Para majit as që më bërtiste, ishte burri i përsosur, babai i përsosur”, thotë 40-vjeçarja. “Kjo luftë aktuale e bëri atë një përbindësh”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.