LAJMI I FUNDIT

Sekuestrohen 67 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, 2 të arrestuar

11:42 - 13.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në kufirin greko-shqiptar, ku për pasojë janë sekuestruar të paktën 67 kg marijuhanë.




Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona, pas kontrollit të një automjeti ku dhe u gjetën 45 pako me rreth 67 kg marijuanë.

Mes të arrestuarve është drejtuesi i automjetit dhe një shtetas grek, ku ky i fundit u kap me 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon. Sakaq në banesën e grekut janë sekuestruar dhe 29.6 gram marijuanë, ndërsa vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

Kujtojmë se prej fillimit të vitit në Greqi janë kapur rreth 840 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.