Kryesore

Arrestimi i Lefter Allës, zbulohet çfarë ka SPAK “në dorë” kundër kryebashkiakut. Nga përgjimet është zbuluar se…

13:23 - 18.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i PANORAMA TV, ka mësuar detaje të reja lidhur me akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut socialist të Bulqizës, i arrestuar pak ditë më parë.




Burimet thanë se Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut Lefter Alla.

 Përmes këtyre përgjimeve SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin A.K i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës.

Madje, Alla, në shoqëri të biznesmenit A.K ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderave, por është bindur që të rikthehet në detyrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.