Kryesore

Pamela Qirko në krye të vettingut/ Ish-deputeti i PD: Kujt t’ia çoj aferën e rrugës së Arbrit, gjyqtares që u caktua e motra e ministres së Infrastrukturës?!

15:02 - 18.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka komentuar në studion e Panorama TV, rastin e paprecedentë të nepotizmit që dëshmon qartazi kapjen e drejtësisë shqiptare nga qeveria.




Balliu u shpreh se nuk ekziston në asnjë vend të botës që një ministre të votojë në Parlament që motra e vet të vendosi gjyqtarët, rasti i zv.kryeministes Belinda Balluku, e cila vendosi që Pamela Qirko të ishte në krye të KPK-së.

 Ish-deputeti demokrat theksoi se nuk pret asgjë nga gjyqtarët që dalin nga vettingu i motrës së ministres.

“Këtu ligji nuk funksionon. Ku ka në vend të botës që një ministre të votojë në Parlament që motra e vet të vendosi gjyqtarët. Belinda Balluku vendos në Parlament që Pamela, motra e vet të zgjidhjet kryetare e KPK. Kujt t’ia çoj aferën e rrugës së Arbrit gjyqtares që ka caktuar motra e ministres që e ka bërë rrugën e Arbrit, apo Qukës -Qafë Plloçë. Këta gjyqtarë që dhanë vendimin e turpshëm dhe antidemokratik, kriminal për pluralizmin a dolën nga zyra e Pamelës, nga vetting-et e Pamelës. Nuk pres nga ata unë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.