Kronikë

U arrestua për abuzim me tendera/ Gjykata merr vendimin, lihet në burg Lefter Alla

13:50 - 18.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e PS, Lefter Alla i cili u arrestua disa ditë më parë nën akuzën për korrupsion, pasi ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës.




Mësohet se Gjykata po ashtu ka lënë në burg dhe zëvendëskryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, si edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar.
Kjo nuk është hera e parë që Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë PD e akuzoi për konsum kokainë në një lokal, ku shfaqi edhe një video si provë.

Por vetë Alla hodhi poshtë akuzat dhe tha se ajo është montazh. Ndërkohë nga përgjigjet e analizave të kryera pranë laboratorit të policisë shkencore rezultoi se nuk ishte konsumues i lëndëve narkotike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.