LAJMI I FUNDIT

‘Prindërit dyshonin mbi v*rgjërinë e vajzës’/ Gjinekologu drithëron me deklaratën: 14-vjeccarja rrezikonte jetën, në trupin e saj u gjet…

13:16 - 28.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjinekologu Shkëlqim Balili ka treguar një histori drithëruese e cila lidhjet me temën e virgjërisë, ku ky i fundit është thirrur për të konstatuar nëse një vajzë apo grua ka qenë e tillë




Ai e konsideron këtë një plagë të shoqërisë, ndërsa sjell edhe një rast kur familjarët dyshonin se vajza e tyre 14-vjeçare ishte shtatzënë, por rezultoi të ishte një ndërlikim kritik shëndetësor.

Shkëlqim Balili: Në një vajzë 14 vjeçe, na ka ardhur në urgjencë me dhimbje të forta, nga Gramshi, me një grumbullim prej 6-7 muajsh a 8 muajsh të periodave në bark, ishte grumbulluar, po plaste mitra dhe njerëzit në familje mendonin se kjo është shtatzënë dhe e sollën në maternitet.

Ne pamë që himeni ishte komplet fibroz, komplet i fortë, totalisht i mbyllur dhe është një patologji që quhet hematokorpos, grumbullim i gjakut në bark kur himeni është intakt dhe është shumë i fortë. Ne e hapëm, i lajmëruam ata si është problemi dhe e hapëm me bisturi. Nxorëm 2 kilogramë gati reçel, kaogula të errëta që kishin disa muaj që mbaheshin, ishte në gjendje kritike vajza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.