LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ I pari në histori me golin e rrallë, ish-futbollisti i Juventusit jep spektakël në MLS

14:15 - 02.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federiko Bernardeski i ka dhënë lamtumirën Juventusit disa muaj më parë për të provuar një aventurë në MLS dhe gjërat duket se po shkojnë mirë për italianin i cili vesh fanellën e Torontos. Në ndeshjen e kësaj jave ndaj Sharlot, ai ka hyrë në histori për klubin kanadez, pasi u bë i pari që shënon një gol të veçantë.




bandicam 2023-04-02 13-57-23-312

Që në minutën e 6 të ndeshjes, Bernardeski ekzekutoi një goditje këndi duke e dërguar topin direkt e në rrjetë mbi portierin i cili u gënjye nga trajektorja. Një “gol olimpik” siç quhet një realizim i tillë, që e bën atë të parin në histori me fanellën e Torontos që realizonte në këtë mënyrë.

“E kemi provuar në stërvitje pasi kemi ndryshuar pak ekzekutimin e goditjeve nga këndi. U mundova të gjuaja në portë dhe kisha edhe pak fat”, pranoi futbollisti italian pas sfidës e cila u mbyll me shifrat 2-2.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.