Kronikë

Përgjaken rrugët e vendit/ Aksident me dy viktima në Librazhd

09:19 - 03.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës (3 prill) në aksin Librazhd-Përrenjas.
Foto ilustruese

Raportohet se drejtuesi i mjetit, 55 vjeçari me iniciale A. Y., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në përroin e Lengajcës.

Si pasojë e aksidentit, shoferi dhe bashkëshortja e tij, 50 vjeçarja me iniciale M. Y., kanë humbur jetën.

Zjarrfikëset dhe policia po vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të çiftit të bashkëshortëve nga makina tip “Volkswagen”.

Njoftimi i plotë:

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.