LAJMI I FUNDIT

Klauzola vetëm 12 milionë euro, për Dibalën futet në garë dhe gjiganti i Europës

14:55 - 04.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me Karim Benzemanë që po vuan me gjendjen fizike për pjesën më të madhe të këtij sezoni, Reali mund të kërkojë në verë për një zëvendësues. Alvaro Rodrigez do të promovohet në ekipin e parë sezonin e ardhshëm, por dyshimet mbeten nëse adoleshentit uruguaian mund t’i besohet roli i sulmuesit të dytë.




Ylli danez i Atalantës, Rasmus Hojland, është përfolur për një transferim te kampioni në fuqi i Europës, por zërat tani janë shtuar në lidhje me një tjetër sulmues të Serisë A, që është Paulo Dibala.

Argjentinasi, i cili ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës vitin e kaluar, ka rizbuluar formën e tij më të mirë me Romën.

Megjithatë, ai ka një klauzolë prishjeje kontrate prej 12 milionë eurosh, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në të gjithë kontinentin, përfshirë Real Madridin.

Do të jetë një verë e rëndësishme për spanjollët që pritet të bëjnë shumë ndryshime në organikë.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.