LAJMI I FUNDIT

Enca Haxhia publikon imazhe nga udhëtimi i saj në Dubai

13:06 - 06.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, e ka bërë të qartë shumë herë se i pëlqen të udhëtojë.




Një prej destinacioneve të saj më të preferuara padyshim që mbetet Dubai – vend të cilin e ka vizituar mjaft shpesh.

Së fundmi, ajo ka shkuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të kaluar disa ditë të mira pushimi në këtë periudhë.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Enca e cila ka një ndjekje të madhe fansash në rrjetet sociale, nuk ka nguruar që të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga vizita e saj në qytetin e ngrohtë aziatik.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një seri fotografish, ku shihet teksa shijon jetën luksoze në Dubai.

Foto: Enca Haxhia 

Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa ende nuk ka paralajmëruar diçka të re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.