AKTUALITET

“Pse je kështu o biri i mamit”/ Dyshohet se abuzoi me 23-vjeçaret, nëna rrëfen bisedën me të birin: Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë, shkoi vetë në polici…

15:22 - 13.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 23-vjeçare është përdhunuar seksualisht në Vikthkuq të Korçës, ku si autor i dyshuar është arrestuar kryeplaku i fshatit, Ervis Rrapo.




Lidhur me ngjarjen nëna e 29-vjeçarit, Ervehe Rrapo është shprehur se djali i saj nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se Ervisi nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të renë.

Sakaq nëna tregon se djali i saj ka shkuar vetë në polici kur e kanë arrestuar dhe familja e vajzës ka qenë ajo që ka hapur lajmin për përdhunim.

“Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, tha ajo.

Panorama.al 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.