Kryesore

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në këto zona, si parashikohet moti për sot. Ja sa do të zbresin temperaturat

07:49 - 15.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë do të dominohet nga vranësirat e shpeshta dhe reshje shiu në pjesën e parë të dytë, veçanërisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendore.




Ndërkohë në pjesën tjetër të territorit, sot parashikohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime.

Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.