Kryesore

Paraqitja dinjitoze ndaj Juventusit, shikoni notën dhe statistikat fantastike të Nedim Bajramit

21:11 - 16.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, u aktivizua titullar në duelin ndaj Juventusit, ku skuadra e tij Sasuolo triumfoi me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Defrel në minutën e 64-t.




24-vjeçari kuqezi bëri një paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme ndaj Juves, duke rezultuar një ndër më të mirët në fushën e lojës. Bajrami u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qëndroi në fushë 78 minutë.

Mesfushori shqiptar regjistroi 3 pasime kyçe në këtë duel, si dhe e preku plot 55 herë topin, duke i dhënë freskinë dhe kreativitetin e duhur, sulmeve të Sasuolos në portën e Juventusit. Barajmi u shndërrua në një rrezik konstant për bardhezinjtë dhe ka një meritë absolute në këtë triumf të arritur.

Kjo ishte ndeshja e dhjetë në kampionat për mesfushorin 24-vjeçar, që deri tani ka arritur të shënojë 1 gol.

PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.