AKTUALITET

Berisha-Ramës nga Tepelena: Përdor gjuhë halabaku. Meqenëse në Elbasan e nise me ‘zorrën qorre’ unë të them…

18:25 - 23.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Dropull. Në këtë takim ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka.




“Ju bëj thirrje të bashkohemi. Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët shqiptarë.

“Ju falënderoj për këtë takim. Sot jemi për të paraqitur kandidat për kryetar bashkie një nga përfaqësuesit tuaj më dinjitoz. Thanas Maneka. Për dashurinë, respektin që ka për ju, ka vendosur të vijë me vullnetin tuaj me një projekt shumë të studiuar për të ndryshuar për mirë jetën tuaj. Për të dhënë të gjithë eksperiencën që ka marrë gjatë këtyre viteve të suksesshme në emigracion, ka ardhur me vendimin më fisnik për t’u bërë shërbëtor i juaji. Ka ardhur i vendosur që Bashkinë e Dropulit ta shndërrojë në shtëpinë e parë të qytetarëve, për të rikthyer transparencën e drejtësinë. Besoj se nevoja jetike e ndryshimit që po ushton në mbarë Shqipërinë, po ndjehet edhe më fuqishëm në Dropull. Ju burrat dhe gratë e minoritetit keni provuar monizmin dhe keni qenë njerëzit më të vuajtur të Europës. Askund shtypja Staliniste s’ka qenë më e egër se tek zonat minoritare. Sot ju të gjithë e ndjeni se përsëri pushteti është përqendruar në një dorë. Ndoshta edhe më shumë se në diktaturën hoxhiste. Enver Hoxha kishte kampet e përqendrimit, por këto Edi Ramës nuk i lejohen, sepse ai do të t’i donte. Atij nga subkoshienca i doli thirrja shko në riedukimi i tha gazetarit. Ky monizëm plaçkiti qytetarin, po shkatërron, shkelmon qytetarët. Sot shqiptarët largohen nga vendi i tyre, nisen për të gjetur fatin në vende të tjera. Ai u thotë shqiptarëve, ikni se do të marr nga India, Sirianka. Me këtë ai tregon përçmimin që ka për qytetarin dhe se nuk ka asnjë ndjenjë për ta. Ai i ‘ngriu’ rrogat për 10 vite. Por çmimet nuk u ‘ngrinë’,por vetëm u rritën. Njeriu që premtoi rrogën e 13 ua mori edhe rrogën e 12. Ai tha do të bëj legalizimet dhe ujin e pijshëm, por unë Tepelenën e gjeta aty ku e lashë. Këta vjedhin e plaçkitin pasuritë. Ishim në Sarandë, kandidati për kryetar bashkie na tregon se ministri me një emër tjetër ka marrë 30 hektarë. Ai duhet t’u vinte t’u kërkonte njëherë të falur juve këtu sepse. Të ekzekutosh tjetrin në shpat dhe të vish të marrësh vota duke shfrytëzosh vizitën e Mitsotakis, je një hipokrit që nuk meriton asnjë votë. Ju bëj thirrje të bashkohemi. Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë. Ti që përpiqesh të fshehësh të zezat që i ke bërë këtij vendi. Ti detyrove një djalë të ri të sëmurë, të niset nga Gjirokastra për të operuar në Tiranë, apendicitin”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.