AKTUALITET

Gjirokastër/ Makina ‘Fiat’ përplaset me kamionin, lëndohet 36-vjeçari dhe një shtetas kinez

19:02 - 23.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez me inicialet Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin me iniciale F. K., 63 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.




Priten informacione të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Fier.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.