AKTUALITET

Lufta në Ukrainë/ Vritet kërcimtari kryesor ukrainas pas sulmit me mortaja!

18:11 - 23.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një balerin i lartë ukrainas u vra pas një sulmi me mortaja. Vdekja e 31-vjeçarit Rostyslav Yanchyshen u konfirmua nga ‘Odesa Opera’ në fillim të kësaj fundjave. Balerini u largua nga skena muzikore dhe iu bashkua mbrojtjes territoriale të Ukrainës në ditët e para të luftës. Sipas Ministrisë së Kulturës së Ukrainës, kjo është një “humbje e patregueshme”.




Mediat ukrainase raportuan se 31-vjeçari ishte në front si një mitraloz që “e donte Ukrainën më shumë se çdo gjë tjetër”. “Këpucët e baletit të artistit u zëvendësuan me çizme ushtarake dhe muzika e shfaqjeve të tij të preferuara u zëvendësua nga tingujt e mortajave”, thuhet ndër të tjera në një deklaratë të ‘Odessa Opera’.

Nga ana e tij, kreu i Odessa Opera, duke folur për humbjen e Yanchyshen, e cilësoi atë si “një person brilant, të talentuar, të denjë, inteligjent”. Ai shtoi gjithashtu se “ai ishte nga të parët që shkoi për të mbrojtur vendin e tij, jo me thirrje, jo me komandë, por me vendim të tij”.

“Një nga rolet më të spikatura të zotit Yanchyshen ishte ai i një ushtari që po vdiste në baletin Trymai. Siç do ta kishte fati, ky rol doli profetik për artistin”, shtoi ai.

Sipas Ministrisë së Kulturës së Ukrainës “që nga fillimi i pushtimit të plotë, ai donte të mbronte vendin e tij nga pushtuesi, por balerini nuk u pranua në Forcat e Armatosura të Ukrainës, kështu që ai doli vullnetar dhe iu bashkua mbrojtjes territoriale. Ro styslav u vra pas një sulmi me mortaja, një muaj para ditëlindjes së tij të 32-të. Kjo është një humbje e patregueshme.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.