AKTUALITET

Meta i kthehet Ramës: Mos u habisni nëse kërcen ‘lakuriq’

19:13 - 23.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer ironitë dhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.




Në një takim të zhvilluar në njësinë 9, Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Rama gjatë takimeve të këtij të fundit të zhvilluara me qytetarë në prenzantimin e kandidatëve për fushatën lokale të 14 majit.

“Përfaqësues të klaneve janë atje për t’i shërbyer Edi Ramës. E keni parë se si kërcen, mos u habisni nëse kërcen edhe lakuriq. Më falni që e them por bën çdo gjë për të hequr vëmendjen nga grabitja që ka bërë. Ka goditur shtresën e mesme të Shqipërisë. 500 mijë lek merr një mësues në Shqipëri”, tha Meta.

Gjithashtu akuzoi qeverinë Rama për aferën e inceneratorëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që në 14 maj të bëhen bashkë dhe të votojnë për ndryshimin e madh që sipas tij Shqipëria e ka të domosdoshme, në mënyrë që t’i japë fund brutalitetit në raport në ligjin.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.