LAJMI I FUNDIT

LIVE ERZENI-PARTIZANI/ Ndizet ndeshja, shijakasit kërkojnë penallti pas një dueli në zonë (VIDEO)

19:43 - 29.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erzeni pret në shtëpi skuadrën e Partizanit, në një takim shumë të rëndësishëm për objektivat e të dyja skuadrave.




Durrsakët e shohin veten në luftë për mbijetesë, ndërkohë që Partizani sheh nga titulli kampion. Sa i përket rreshtimeve, trajnerët e dy skuadrave nuk kanë preferuar të bëjnë surpriza, duke i besuar më të mirëve.

LIVE ERZENI-PARTIZANI 0-1
60′ Da Silva

NGJARJET KRYESORE

81’ Bilali ndal në mënyrë të parregullt një sulm të shpejtë të Kadriut të krah dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

80’ Zëvendësim i trefishtë te Partizani me Carën, Hotin dhe Mensah të cilët marrin vendin e Da Silva, Mba dhe Rrapaj.

76’ Protesta të shijakasve që kërkojnë penallti pas një dueli në zonë mes Kadriut dhe Muratajt, me futbollistin e Erzenit i cili përfundon në tokë. Gjyqtari Lata bën shenjë që loja të vazhdojë.

74’ Hadroj shfaq probleme fizike dhe ulet në fushë. Kolela detyrohet ta zëvendësojë, duke aktivizuar Bilalin.

72’ Da Silva nis në thellësi Mba, por Xhika del me shpejtësi nga zona dhe i pason Iljazit duke larguar rrezikun.

67’ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë.

65’ Traversa shpëton të kuqtë. Pas një harkimi të Mehmetit nga e djathta, sfera devijohet dhe përfundon në traversën e katërkëndorit të Raxhepit. Gjyqtari çuditërisht nuk jep goditje këndi mes protestave të shijakasve.

61’ Mundësi e artë e Rrapajt për të dyfishuar shifrat pas një asisti perfekt të Mba nga e djathta, por gjuajtja e mesfushorit nuk gjen portën.

60’ GOOOL PARTIZANI! Goditje dënimi perfektë e të kuqve me Rrapajn i cili pason për Telushin. Ky i fundit ul topin për Da Silvën i cili shtyn topin në rrjetën e portës së Xhikës.

58’ Edhe Sota ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Alan.

55’ Ritëm i lartë në fillimin e pjesës së dytë me skuadrat që kërkojnë të zhvendosin situatat para portës kundërshtare me shpejtësi, por pa gjetur hapësirat për të gjuajtur në zonë.

53’ Rrapaj ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Kadriut.

50’ Enk shfaq vazhdimisht probleme fizike, si në pjesën e parë, por vazhdon të luajë pasi merr ndihmën mjekësore.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes dy skuadrave.

rama demi

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’+3’ Murataj dhe Rrapaj kombinojnë në zonë në pozicion të mirë por vonohen dhe asnjë nuk gjuan duke shpërdoruar mundësinë për të vënë në vështirësi Xhikën.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

42’ Gjuajtje e fortë e Osmanllarit nga e djathta, sfera shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të majtë të Rexhepit.

40’ Harkim i Alan nga e djathta për Ademin, Rexhepi del fluturimthi dhe grushton sferën, më pas gardiani kërkon ndihmën mjekësore pasi ndjen shqetësime në këmbë.

37’ Edhe Mba merr mirë fundoren në të djathtën dhe pason në qendër, teksa nuk gjen Rrapajn dhe Da Silvën duke i dhënë mundësinë mbrojtjes që të largojë sferën.

36’ Hadroj nga e djathta gjen hapësirën për të harkuar lehtësisht në zonë, Da Silva nuk ia del të devijojë drejt portës.

31’ Edhe Atanaskoski përfundon mes të ndëshkuarve për një faull ndaj Ademit.

31’ Da Silva ia del nga e majta të pasojë në qendër dhe Mba devijon lehtësisht, por Xhika mbërthen pa shumë probleme topin i rrethuar nga mbrojtësit e skuadrës së tij.

29’ Enk është i pari i ndëshkuar me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

25’ Rifillon ndeshja me të dy lojtarët që kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë në gjendje të vazhdojnë.

22’ Ndalet për disa çaste loja pasi Leao dhe Iljazi përplasen me njëri-tjetrin dhe kanë nevojë për ndihmën e stafit.

19’ Mehmeti gjuan nga distanca dhe vë në vështirësi Rexhepin i cili grushton, Kadriu devijon topin por Rexhepi është përsëri vendimtar duke larguar sferën me këmbë.

16’ Kadriu hyn në zonë nga e majta, pas një kontakti me Prekën rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

12’ Mba ka mundësinë e artë për të shënuar pasi shfaqet para Xhikës, por gjuajtja e tij ndalet nga gardiani i shijakasve.

11’ Harkim nga e djathta në zonën e Partizanit, Preka largon me vështirësi një top që po shkonte rrezikshëm drejt Nonatos.

5’ Teluishi nis në thellësi Hadrojn nga e djathta, pasimi i tij në qendër ndalet nga Leao por lojtari i Partizanit më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

Formacionet zyrtare:

ERZENI: Xhika, Iljazi, Enk, Leao, Osmanllari, Mehmeti, Alan, Kahrimanoviç, Kadriu, Ademi, Nonato
Trajner. Xhevahir Kapllanaj

PARTIZANI: Rexhepi, Preka, Atanaskoski, Sota, Hadroj, Rrapaj, Da Silva, Telushi, Murataj, Matondo, Mba
Trajner. Xhovani Kolela

WhatsApp Image 2023-04-29 at 5.39.23 PM

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.