LAJMI I FUNDIT

Mourinho jep lajmin e hidhur për Marash Kumbullën: Situata e tij është më e rënda, me 100% nuk e shoh më…

08:20 - 30.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marash Kumbulla ka lënë fushën e lojës që në minutat e parë të duelit mes Romës dhe Milanit. Mbrojtësi shqiptar u rrëzua pas një dueli ajror me Zhiru dhe menjëherë kapi gjurin me dorë.




Nuk dihet ende një diagnozë e saktë e këtij dëmtimi, por ka qenë vetë trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, ai që ka bërë të ditur se ky sezon ishte i mbyllur për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Duke folur për krizën e dëmtimeve të njëpasnjëshme në klubin e tij, Murinjo ka pranuar se dëmtimi që pësoi lojtari, ishte i rëndë.

“Situata e Kumbullës është më e rënda se e të gjithëve. Është e shëmtuar, është e shëmtuar”, pohoi ai para gazetarëve, duke u shprehur më pas se nuk priste futbollistin të kthehej për ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.

“Me 100% nuk do ta shoh më”, tha trajneri portugez para gazetarëve duke përforcuar edhe më shumë problemin që duket se do të lërë jashtë fushave të lojës futbollistin shqiptar për një kohë ët gjatë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.