LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Spektakël dhe gola në “San Siro”, Inter mund Lacion dhe merr vendin e katërt

14:49 - 30.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inter ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur me rezultatin 3-1 Lacion. Pavarësisht se në pjesën e parë zikaltërit e panë veten në disavantazh, në të dytën arritën të reagonin mirë duke shënuar 3 gola.




Felipe Anderson përfitoi nga gabimi i Açerbit, por më pas ishte Lautaro me 2 gola dhe Gosens ato që i dhanë fitoren zikaltërve. Me këtë fitore, Inter e sheh veten në vendin e katërt, me pikë të barabarta Milanin e Romën.

INTER – LACIO 3-1
78′, 89′ 
Lautaro, 83′ Gosens /30′ Felipe Anderson
KV: D’Ambrosio / Zakanji

Ngjarjet kryesore:

96′ Mbyllet takimi! Inter fiton me rezultatin 3-1

89′ GOOOL Lautaro Martinez! Sulmuesi argjentinas ka realizuar edhe golin e dytë personal

86′ Dy zëvendësime për Lacion. Hysaj dhe Marusiç largohen për Pelegrinin dhe Lazarin.

83′ GOOOL Gosens! Pas krosimit në zonë nga Lukaku, Gosens ka arritur të shënojë por në momentin e fundit është dëmtuar dhe vendin e tij e zë De Vrij. 

78′ GOOOL Lautaro Martinez! Inter ka barazuar rezultatin

72′ Lautaro gabon para portës, ku i vetëm nuk gjen kohën për të goditur.

68′ Dy raste në pak sekonda, zikaltërit shpërdorojnë mundësi të arta. Dumfris dhe Dimarko e kanë të pamundur të kalojnë portierin. Imobile i lë vendin Pedros

61’ Dy zëvendësime për zikaltërit. Korrea i lë vendin Lautaros ndërkohë që Çalhanollu zë vendin e Mikitarian.

45′ Nis pjesa e dytë me D’Ambrosion që largohet dhe vendin e tij e zë Dumfris.

45′  Tjetër gafë e Açerbit, zikaltërit shpëtojnë mrekullisht. Mbyllet pjesa e parë në “San Siro”.

30′ GOOOL Lacio! Skuadra mike ka përfituar nga gabimi i Açerbit në mbrojtje dhe ka zhbllokuar rezultatin me anë të Felipe Anderson

27′ Inter ka kaluar në avantazh me golin e D’Ambrosios, por më pas ka ndërhyrë sistemi VARduke anuluar golin për pozicion jashtë loje. 

INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Brozoviç, Mikitarian, Dimarko; Lukaku, Korrea.
Trajner: S. Inzagi

LACIO (4-3-3): Provedel; Marusiç, Kasale, Romanjoli, Hysaj; Milinkoviç, Kataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Imobile, Zakanji.
Trajner: M. Sarri

INTER

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.